“7 hale për macet”, kreu i SPAK i përgjigjet Murrizit: Prokuroria s`del në rrugë të pyesë ku e bleve shtëpinë?!

Politikë

“7 hale për macet”, kreu i SPAK i përgjigjet Murrizit:

Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë disa pyetje drejtuesit të SPAK Arben Kraja, pasi ky i fundit raportoi veprimtarinë e këtij institucioni në vitin 2020.

Murrizi e pyeti Krajën për disa çështje si tenderi i policisë apo dosja 394 po për këto të fundit, Kraja tha se ligji e ndalon që të përgjigjet për to publikisht.

Nisur dhe nga kërkesa e fundit e SPAK për konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Ylli Ndroqi , Murrizi e pyeti Krajën:

Murrizi: A ka marrë ndonjë nismë SPAK me dy çuna, që të presin te dera në mëngjes dhe të thonë mirëmëngjes Zoti Murrizi këtu prapa Tegut e ke shtëpinë, po ke tre muaj kohë të thuash ku e ke burimin e pasurisë që jeton këtu dhe që ke 7 hale për 2 macet.

Kraja: Në lidhje me zyrtarët e lartë se kur dënohen dhe se mandati i im është tre vjet, Unë si dënoj zyrtarët lartë, unë drejtoj institucionin dhe kam detyrime ligjore përparësore për të krijuar institucioni, për ti krijuar kushte që të funksionojë, pjesë e punës sime ka qenë vënia sa më shumë në dispozicion e kushteve të duhura. Unë kam bërë komunikime të vazhdueshme më të gjitha strukturat. Brenda këtij mandati do t bëj të gjitha që institucioni të jetë më kapacitet të plotë.

Për gaz bardhin, unë skam bërë asnjë koment në media me asnjë, unë i përgjigjem zyrtarisht atij që më çon kërkesë zyrtare , dhe kur vjen ajo japim përgjigje për ligjin e policisë është e ndaluar të flasim këtu. Edhe për dosjen 394 nuk mund të raportoj, e ndalon ligjin.

Tani për çështjen tjetër , prokuroria nuk del në rrugë dhe të pyesim ku bleve këtë shpi, ne jemi prokurori, tani kemi filluar kryesisht hetime pasurore që lidhin me krimin e organizuar dhe këto janë shumë të mëdhaja se të tjerat. Sigurisht që e kemi përparësi hetimin pasuror.

Para fakteve që kam punuar hetuese para viteve 90 , po është e vërtetë , e kam deklaruar, kam marrë dhe verifikimet për këtë që mund të vazhdoj detyrën .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion