I besuari i Trump paralajmëron Shqipërinë: Do të zbulojmë ku i keni çuar paratë e amerikanëve!

Aktualitet

I besuari i Trump paralajmëron Shqipërinë: Do të

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar projektet e financuara nga USAID, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Martin De Luca, një ish-prokuror federal është ai që do të drejtojë grupin për të zbuluar se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve amerikanë. Në një deklaratë të fundit ai ka treguar se në Sarajevë vetëm në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID me organizatat joqeveritare (OJQ) të ngritura nga fondacioni Soros, rreth 402 milionë dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk dihet se ku kanë shkuar.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion.

Këto janë para nga qytetarët amerikanë.

Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqpërdorimin e këtyre fondeve.

Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete", sqaroi ai.

ME TE LEXUARAT