Sherr mes femrash në Tiranë, 38-vjeçarja godet të renë

Aktualitet

Sherr mes femrash në Tiranë, 38-vjeçarja godet të

Policia ka shpallur në kërkim një 38-vjeçare, e cila për motive të dobëta, ka goditur me grushte një vajzë 26-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases E. Xh, 38 vjeçe, pasi ka goditur me grushte një 26-vjeçare, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po ashtu u arrestua një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion