Hodhi qesen me kokainë dhe ia mbathi me vrap, si ra shqiptari në prangat e policisë

Aktualitet

Hodhi qesen me kokainë dhe ia mbathi me vrap, si ra shqiptari në

Një 20-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Milano, pasi u kap me 100 gramë kokainë.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte përpjekur ta hidhte lëndën narkotike gjatë ndjekjes nga karabinierët.

Telashet për shqiptarin nisën rreth orës 15:00 të pasdites kur ai po qarkullonte me makinë. I riu ishte pikasur prej disa ditësh nga policia për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Arratisja e tij zgjati disa qindra metra, por më pas 20-vjeçari u bllokua nga policia. Gjatë kontrollit të çantës së tij u zbulua 100 gramë kokainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion