Emri, u arrestua 3 ditë më parë, shembet ndërtesa pa leje e 52-vjeçarit në Ksamil

Aktualitet

Emri, u arrestua 3 ditë më parë, shembet ndërtesa pa leje e

Operacioni i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar në ditën e tij të tetë në Ksamil.

Fadromat shembën sot një pishinë pranë një hoteli n qendër të Ksamilit dhe një shtesë të një godine ekzistuese në truallin në pronësi të 52-vjeçarit, Lefter Marku.

Ky i fundit u arrestua ditën e premte nga policia e Sarandës për ndërtim pa leje në lagjen nr. 2 në Ksamil.

Mjetet e rënda të IKMT-së ditën e sotme kanë filluar operacionin e tyre dhe në bregdetin e Shëngjinit. Në zonën e Ranës së Hedhun pritet shembja e 10 objekteve pa leje.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Brendshme bëri me dije se në 6 ditët e para të këtij aksioni u shembën 35 objekte pa leje. Gjithashtu bëhet e ditur se në 10 raste kanë qenë vetë qytetarët të cilët i kanë shembur objektet e tyre pas konstatimeve nga ana e IKMT-së.

Kjo edhe pas deklaratave të Kryeminsitrit Edi Rama në fillim të këtij muaji i cili i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të nisin dhe t’i shembin vetë ndërtimet pa leje ose do të përballen me forcën e ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion