Hapet sot tuneli i Murrizit, inxhinjeri: Ndërtimi plot të papritura, shumë të huaj, dhanë dorëheqjen

Diten e sotme, hapet tuneli i Murrizit, pjese e rendesishme e rruges se Arbrit, qe lidh zonen e Dibres me Tiranen dhe pjesen tjeter te vendit.
Nje nga inxhinjeret shqiptare qe ka punuar me kete veper, Mark Pepkola, pak ore para hapjes se tunelit, ka publikuar nje shenim ne rrjetet sociale.
Ai thote se ndertimi i tunelit ishte nje proces i lodhshem dhe i veshtire ku shume te huaj dhane doreheqjen dhe nuk moren persiper perfundimin e projektit.
Sipas tij, veshtiresia kryesore ka qene perberja e terrenit ku shtrohet tuneli qe ka pasur plote te papritura.
Shenimi i inxhinjerit:
Me ne fund ja dolem “ Tuneli Murrizi “ drejt Inagurimit ..!
Bulqiza , klosi , tashme lagje e Tiranes
Te nderuar Miqe..!
Eshte e lehte te kritikosh , por eshte e veshtire te punosh ..!
Ata qe kane punuar dhe vazhdojne te punojne ne vepra te tilla e dine mire se cfar veshtersish dhe ne te pa pritura mund gjendesh ..?
Tuneli i Murrizit eshte tuneli i pare ne vendin tone qe hapet ne formacione flishor ( alternim i shtresave argjilore me ato gelqerore te holla , ku prodominon argjila)
Prandaj une si pjese e stafit teknik ne hapjen e ketije Tuneli , jam i lumtur qe me ne fund ja dolem , ku ishte nje pune e lodheshme , por qe tashme jo vetem une por ketu mund te them me bindje per te gjithe stafin dhe punonjesit ishte nje shkolle dhe eksperience , ku dhe specialiste te huaj dhane dorheqien , por sic thote populli “ Gomarin e nxjerr nga balta i zoti “dhe ne fund ne specialistet shqiptare ja dolem me sukses ..!
Ta gezojne Dibranet ,Bulqizaket , Matjanet dhe gjithe populli Shqiptare Rrugen e Arberit , me veprat e Artit te saje te Rrangut Europian ..


