Protestuesi: “SHBA të shpallë non grata të gjithë qeveritarët! S’duhet të qëndrojnë në pushtet, Rama armik i Shqipërisë

Aktualitet

Protestuesi: “SHBA të shpallë non grata të gjithë

Një protestues theksoi se SHBA duhet t’i shpallë non grata të gjithë pushtetarët në Shqipëri. Nga bulevardi përpara Kryeministrisë, ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një armik të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se Rama, bashkë me Taulant Ballën kanë shkelur gjakun e dëshmorëve. Sipas tij, pushteti s’do të shpëtojë nga Shqipëria e re.

“Jam nip i tre dëshmorëve. Edi Rama ka shkelur gjakun e 28 dëshmorëve me gjithë Taulant Ballën. 13 vjet kanë vjedhur sa për 100 vjet. Edhe gjakun e dëshmorëve e kanë shkelur. Por ne shqiptarët jemi të fortë. I bëj thirrje Edi Ramës se në Shqipëri po na helmon Vuçiç me grurë bagëtie. 60 për qind të mallrave vijnë nga Vuçiç, vëllai i Edi Ramës.

Rama është armik i Shqipërisë dhe i Kosovës. Me qindra mijëra hektarë tokë nga Rrogozhina në Vlorë i ka lënë. Tani do të ndajë malet. Shet Vuçiç grurë në Myzeqe. Kjo është skandaloze. Turp! Këta nuk duhet të qëndrojnë asnjë sekondë në qeveri. E shitën këtë vend.

Ambasadori amerikan dhe DASH të gjithë qeveritarëve t’u bëjnë non grata pa afat dhe familjeve të tyre. Edhe 100 lekëshin e fundit se nuk shpëtojnë dot nga Shqipëria e re. “, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT