“Hajdeni se e gjetëm!” Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të shoferit

Aktualitet

“Hajdeni se e gjetëm!” Me duar në kokë dhe me lot,

Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç, kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeç.

Ai udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tim “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga. Fillimisht i riu  Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin anës rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.

Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë të të riut, ku mes lotëve dhe të bërtiturave ata kërkonin ndihmë dhe thërrisnin “bobo e gjetëm”, ndërkohë që vinin duar në kokë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Top Channel ka siguruar një video ku shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion