Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, e dashura e Aureljo Dervishit e lidhur më parë me njërin prej autorëve

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Aureljo Dervishi u vra me thikë pas një sherri me katër persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në polici.
Frensis Shehu, 20 vjeç, dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeçar u kapën në Farkë.
Rezulton se njëri prej 3 të miturve është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi.
Policia tashmë e ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.
Rezulton se Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë shkak i konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volksëagen Tiguan”.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se është çështje orësh që të katërve t’u pritet fletë arresti.
Emrat/ E dashura e njërit prej agresorëve në makinë me viktimën, ja kush e vrau Aurelio Dervishin

Të tjera detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistruar mbrëmjen e djeshme (31 mars) në rrethrrotullimin e Shkozës , ku mbeti i vrarë 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.
Policia ka kapur katër autorët e dyshuar më zonën e Farkës në Kryeqytet.
Tre prej personave të shoqëruar janë të mitur të moshës 16 vjeç dhe një prej tyre 15-vjeç, ndërsa i shoqëruari tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20-vjeç.
Me herët u bë me dije se sherri ka nisur për një vajzë, i cila mësohet se ka qenë në makinë me viktimën.
Dyshohet se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve dhe kur këta të fundit kanë kuptuar që ajo ka qenë në automjetin tip “Audi”, i kanë bërë shenjë mjetit për ta ndaluar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.
Viktima mësohet se ka dalë nga automjeti, ndërsa agresorët në pamundësi për t’u përballur fizikisht, ka qenë 15-vjeçar i cili ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin.
FOTO/ “Mollë sherri” një vajzë, kush është 18-vjeçari Aureljo Dervishi që u vra me thikë në Shkozë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me thikë.
Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ndërroi jetë rrugës për spital.
Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje.
Konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.
18-vjeçari mka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve Në makinën e viktimës ishte dhe vajza për të cilën e bë sherri. Ajo shoqërohej me 18-vjeçarin.Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dy mjetet kanë ndaluar për t’u sqaruar ku kanë përdorur dhe thikat.


