Gramsh/ Zjarri ktheu pyjet në hi, të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

Aktualitet

Gramsh/ Zjarri ktheu pyjet në hi, të gjitha vatrat janë fikur,

Situata në Gramsh është vënë nën kontroll. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po rikthehen në banesat e tyre.

Autoritetet e emergjencave kanë paralajmëruar se rreziku i riaktivizimit të flakëve mbetet, ndaj çdo vatër po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Rojet e pyjeve, zjarrfikësit dhe vullnetarët vijojnë patrullimet në terren për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Njëkohësisht, po punohet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë në zonat e prekura.

ME TE LEXUARAT