U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Aktualitet

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës me helikopterin e ushtrisë. Ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Nga kjo përplasje me armë humbi jetën efektivi i policisë, Enea Mekolli. Shkak për këtë ngjarje u bë autori i dyshuar Violand Braçellari. Ky i fundit ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Fillesa e vrasjes përkon pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, dhe agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Bodenit për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur efektivin Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion