Trump: Takimi i dytë me Putinin që përfshin Zelenskyn do të jetë më i rëndësishëm

Bota

Trump: Takimi i dytë me Putinin që përfshin Zelenskyn do të

Sot në Alaska zhvillohet një takim historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa fokus kryesor është konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë. Ky takim konsiderohet faza paraprake për një samit të mundshëm që do të përfshijë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që Trump e ka quajtur më të rëndësishëm.

Presidenti i SHBA-së tha se qëllimi i tij është të krijojë një bazë për diskutime të ardhshme: “E tëra çfarë dua është të ‘shtroj tryezën’ për takimin e ardhshëm, i cili duhet të zhvillohet së shpejti. Do të doja që të ndodhte shumë shpejt”, deklaroi ai para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Sipas BBC-së, Trump shprehu dëshirën që një takim i mundshëm midis Putinit dhe Zelenskyt të mbahet në Alaska dhe shprehu besimin se të dy liderët do të arrijnë paqe.

Takimi midis presidentëve Trump dhe Putin është caktuar për sot në orën 11:00 sipas kohës lokale në Anchorage, Alaskë, ndërsa sipas kohës së Evropës Qendrore do të fillojë në orën 21:00.

ME TE LEXUARAT