Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, ja akuza që iu komunikua ish futbollistit të Kombëtares

Aktualitet

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, ja akuza që iu komunikua ish

Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK). Ndaj ish futbollistit të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.

Tare u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotët e Unazës së Madhe. Paralelisht ndaj saj, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion