Grabitet pika e këmbimit valutor në Kombinat, policia në ndjekje të autorit

Aktualitet

Grabitet pika e këmbimit valutor në Kombinat, policia në ndjekje

Një grabitje në një pikë këmbimi valutor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin.

Teksa është larguar, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion