Grabitet supermarketi në Lezhë, autorët morën kasafortën me 30 milionë lekë
Lajmifundit
/
28 Tetor 2024, 13:34
Aktualitet

Vidhet kasaforta me mbi 30 milionë lekë në një supermarket në Lezhë. Kasaforta e një supermarketi në Ishull Lezhë është vjedhur pas mesnate.
Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra.
Personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme.
Janë kamerat e sigurisë të cilët mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.


