Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës, 1 në pranga, 3 në kërkim

Bota

Grabitet nën kërcënimin e armës një person në

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se, së bashku me tre persona të tjerë, i mori një shumë parash një qytetari duke e kërcënuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku shtetasi A. I. kallëzoi në polici se ishte grabitur me forcë dhe i ishin marrë 150.000 lekë.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, në pranga ka rënë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij, R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se po vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion