Grabitën kompjuterët e shkollës, bie në prangat e policisë 19-vjeçari, procedohen dy nxënës

Aktualitet

Grabitën kompjuterët e shkollës, bie në prangat e

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Mjetet” për zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga një shkollë në Babrru, ndodhur pesë ditë më parë.

Si rezultat, u arrestua njëri prej autorëve, shtetasi E. N., 19 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorë, të moshave 14 dhe 17 vjeç, nxënës të shkollës, u proceduan në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Policia sekuestroi pajisjet e vjedhura, përfshirë kompjuterë, laptopë, monitorë dhe pajisje të tjera, të cilat ishin fshehur nga autorët.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mjetet”, për zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve elektronike, në një shkollë në Babrru, kryer 5 ditë më parë.

Identifikohet dhe arrestohet njëri nga autorët e rastit.

Procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 2 bashkëpunëtorët e tij, nxënës të kësaj shkolle.

Gjenden dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.

Menjëherë pas njoftimit se më datë 10.01.2025, gjatë natës, ishte thyer dera e një shkolle në Babrru dhe ishin vjedhur aty, disa pajisje elektronike, Komisariati i Policisë Nr. 5 ka organizuar punën me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera në kuadër të operacionit “Mjetet”, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit. Njëri prej tyre, shtetasi E. N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion