Gojëkyçur në pritje të vendimit, gjykata lë në burg 5 grabitësit e vilave luksoze në Tiranë
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 12:35
Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 5 grabitësit e vilave luksoze në Tiranë. Pas kërkesë së prokurorisë Tiranë, gjykata vendosi masën arrest me burg.
Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ), Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj. Gjatë seancës asnjë nga grabitësit nuk ka folur, as duke pranuar veprat dhe as duke i mohuara to, por kanë dëgjuar vetëm vendimin e gjykatës.

