Goditjet e grupeve kriminale nga SPAK, rolet e tre efektivëve të policisë, si u shërbenin “kokave” të krimit

Aktualitet

Goditjet e grupeve kriminale nga SPAK, rolet e tre efektivëve të

Një megaoperacion i SPAK ka mundur të dokumentojë aktivitetin kriminal të 7 grupeve, në të cilët operonin disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vendin tonë, teksa deri më tani janë lëshuar 50 urdhër-arreste nga GJKKO.

Pjesë e këtyre grupeve kanë qenë edhe tre zyrtarë të policisë, Klodian Shahini me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili ka qenë drejtor në policinë e Lezhës, si dhe Altin Morina i cili ka qenë pjesë e strukturës së forcave RENEA.

Burime bëjnë me dije se Klodian Shahini dyshohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si nënpunës policie, ka ndihmuar Elson Reçin për t’i verifikuar atij targat e automjeteve të përdorura nga Preng Gjini, si dhe të gjitha hyrje-daljet e këtij të fundit nga pikat kufitare në vend.

Nga ana tjetër, sipas burimeve, thuhet se Henerigert Mitri ka pasur komunikime të vazhdueshme me biznesmenin e arrestuar, Pëllumb Gjokën, të cilit i ka siguruar qetësinë për të vijuar aktivitetin e tij kriminal për lojërat e fatit.

Nga ana tjetër Altin Morina ka pasur kontakte dhe komunikime me Durim Bamin, ndërsa përmes pagesave që merret prej këtij të fundit, i siguronte që të kryente aktivitetin e tij kriminal, në lidhje me parcelat me kanabis që kishte mbjellë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion