Sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro, dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i dr*gës

Aktualitet

Sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro, dyshohet se e kanë

Një pasuri me vlerë 300 mijë eurosh është sekuestruar në Tiranë, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtari të paligjshme në fushën e lëndëve narkotike.

Sekuestro preventive është bërë e pasurisë së Gjino (Shkëlqim) Lleshaj-t dhe familjarëve të tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Start”, u sekuestrua një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, gjatë të cilit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion