Goditi të riun me gur në kokë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Goditi të riun me gur në kokë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi plagosi rëndë një të ri, duke e goditur me gur në kokë për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndërhynë pas ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas policisë, viktima është një 20-vjeçar, H. K., gjithashtu banues në Durrës, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion