Goditi murin e çelisë dhe hapi një të çarë! Detaje nga tentativa e arratisjes të Bledar Selmanajt

Aktualitet

Goditi murin e çelisë dhe hapi një të çarë!

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tentativën e arratisjes së Bledar Selmanaj në burgun e Fierit.


Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) kanë bërë me dije se Selmanaj, pasi mbështolli duarët me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.

Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Sipas burimeve konfidenciale, gjatë tentativës për arratisje, Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.

Megjithatë, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte dhe ta dërgonte përsëri në qeli. Këtë herë, për të shmangur mundësinë e një tjetër tentative, ai u dërgua në izolim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion