Goditi me sende të forta në kokë një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Aktualitet

Goditi me sende të forta në kokë një 25-vjeçar,

Goditi me sende të forta një 25-vjeçar, identifikohet 38-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Qemal Stafa”, ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin O. H., 25 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion