Gjendet i vrarë në rrugë nje person në Spanjë, dyshohet se është shqiptar. Pista e policisë

Aktualitet

Gjendet i vrarë në rrugë nje person në Spanjë, dyshohet

Një person, është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një shqiptar. Mediat spanjolle raportojnë se viktima, është rreth moshës 30-40 vjeç.

Ndonëse në fillim policia katalanase nuk dyshoi për ngjarje kriminale si fillim, eksperti mjeko-ligjor konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje.

Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë rrugës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përtej disa gërvishtjeve.

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se vrasja është bërë për pazare droge. Ndërkohë pritet zbardhja e identitetit të viktimës, si dhe të personave që kanë kryer krimin si dhe rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion