Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

Aktualitet

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për

Një sherr mes dy të mitruve ka ndodhur ditën e djeshme në fashtin Sheqeras të Maliqit, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë me thikë edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal për autorin e ngjarjes, i cili i përket moshës 14-vjeçare. Mbi të miturin rëndon vepra penale ‘plagosje e lehtë me dashje’.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje””, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion