Gjyqtarja Irena Gjoka heq dorë nga gjykimi i çështjes ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit. Nëse pranohet…

Aktualitet

Gjyqtarja Irena Gjoka heq dorë nga gjykimi i çështjes ndaj

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka deklaroi në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është i pandehur për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, se do të paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes.


Sipas procedurës, kërkesa do t’i paraqitet zv.kryetarit të Gjykatës së Posaçme, për shkak se Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake.

Sipas ligjit, zv.kryetari e shqyrton kërkesën e Gjokës dhe nëse kjo kërkesë pranohet, procesi ndaj ish-ministrit Mediu rikthehet nga e para.

Fatmir Mediu akuzohet si një nga përgjegjësit e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion