Vjosa Osmani publikon letrën e Donald Trump: “Kosova mike e vërtetë e SHBA-ve”

Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani publikon letrën e Donald Trump: “Kosova mike e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot një letër zyrtare që ka marrë nga Presidenti amerikan, Donald Trump, ku vlerësohet përkushtimi i Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe roli i saj në çështje globale.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani shpreh falënderime për përkrahjen e Trump dhe e konsideron letrën një dëshmi të aleancës së fortë mes dy vendeve.
Në letrën zyrtare, Trump vlerëson veprimet e Kosovës për strehimin e qytetarëve nga jashtë, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të dhembshurisë dhe forcës së popullit kosovar.

LETRA:

Vjosa Osmani publikon letrën e Donald Trump: “Kosova mike e

E nderuar Zonja Presidente,

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllime të përbashkëta.

Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.
Me padurim pres të punoj ngushtë me ju në vitet që vijnë.

Zonja e Parë i bashkohet urimeve më të mira nga ana jonë.

ME TE LEXUARAT