Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun! Zv.kryeministres i ndalohet dalja jashtë vendit

Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Burime bëjnë me dije se ndaj zv.kryeministres Balluku akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
SPAK konfirmon se Balluku ishte nën hetim për shkelje të barazise në tendera për një kallëzim të vitit 2024, ndërkohë që ka bashkuar dhe një tjeter cështje, në vitin 2025.
Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, ne rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
Kujtojmë që Belinda Balluku një ditë më parë mori pjesë në seancën e prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026, teksa tha se ajo ka besim të Drejtësia dhe se nuk do të adresojë kurrë sharje ndaj këtij gjykatësve dhe prokurorëve.


