Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me të njëjtën trup gjykuese.

Gjykata ka vendosur prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues.

Ndërkohë kujtojmë se gjyqtari i Posaçëm i Apelit, Engert Pëllumbi rrëzoi ankimin e bërë nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe shoqërisë që ai drejton “Gogel” kundër kontrollit të bërë në 6 Dhjetor 2024.

Ai pretendon se vendimi që lejoi kontrollin e tij personal dhe të ambienteve e bizneseve të lidhura me të është i paligjshëm./tv klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion