Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum Majlinda Bufit

Aktualitet

Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i

Shtyhet edhe një herë gjyqi për ish-kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. Arsyeja është e njëjta me herët e kaluara, mungesa e saj dhe e avokatëve mbrojtës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ky precedent i mungesave të njëpasnjëshme e ka detyruar GJKKO të japë një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.

Një tjetër mas e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e ish-kryebashkiakes së Roskovecit.

SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK  ka sygjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion