Gjendet i pajetë trupi i 25-vjeçarit shqiptar në Torino, u ekzekutua me plumb në kokë, autoritetet: Dyshohet për…

Aktualitet

Gjendet i pajetë trupi i 25-vjeçarit shqiptar në Torino, u

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar është gjetur të premten e javës së kaluar në Cuneo të Torinos.

Trupi u gjet nga një shofer që po kalonte në zonë. Hetimet fillestare sugjerojnë se ishte një vrasje, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta. Ekziston gjithashtu dyshimi se vrasja mund të jetë ekzekutim i lidhur me një larje hesapesh. Karabinierët po ndjekin të gjitha pistat, përfshirë një lidhje me një rrjet droge.

Sipas informacioneve fillestare, viktima me origjinë shqiptare, u ekzekutua me plumb pas koke. Makina e tij u gjet po ashtu pranë vendit ku u gjet trupi i tij.

Kur u gjet nga shoferi, trupi i 25-vjeçarit shqiptar ishte i mbuluar me rërë. Rrethanat e sakta të ngjarjes do të zbulohen vetëm pasi viktimës t’i bëhet autopsia e plotë e cila është vonuar për shkak se trupi fillimisht duhet të pastrohet nga rëra dhe dheu që e kishin mbuluar. Hetimet janë duke vazhduar nga Karabinierët, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Astit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion