Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe u hodh në det, gjendet trupi i pajetë

Aktualitet

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe u

Itali – Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në komunitetin e Civitanova Marche. Rikardo Merkuri, 20 vjeç, me origjinë shqiptare, pas një konflikti të ashpër me nënën e tij, Albana Kastriot, u largua nga shtëpia dhe më pas u hodh në det. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm.

Të premten në mbrëmje, sipas mediave italiane, Rikardo ndodhej në shtëpi vetëm me nënën. Ndërsa babai, Mario Merkuri, një sipërmarrës i vogël në ndërtim, dhe vëllai i madh ishin jashtë.

Rreth orës 21:00, një fqinj i alarmuar nga britmat që vinin nga banesa, lajmëroi karabinierët.

Kur ata mbërritën, Rikardo ishte larguar. Nëna e tij u gjet e pa ndjenja në banjo, me dëmtime serioze nga dhuna. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Macerata-s, ku aktualisht ndodhet në koma të induktuar. Megjithëse gjendja e saj është kritike, fatmirësisht nuk rrezikon jetën.

Menjëherë pas ngjarjes filluan kërkimet për të riun, i cili ishte akuzuar për lëndime të rënda. Rikardo u largua me makinën e tij duke lënë celularin në shtëpi, i cili u sekuestrua nga karabinierët.

Video nga kamerat e portit tregojnë momentin kur ai hyn në ujë dhe më pas nuk shfaqet më. Kërkimet zgjatën deri në mbrëmje dhe përfunduan mëngjesin e sotëm me gjetjen e trupit.

Familja, me origjinë shqiptare por e vendosur në Pollenza që nga vitet ’90, është e njohur dhe e integruar mirë në komunitet. Të dy fëmijët kanë lindur dhe janë rritur në Itali; Rikardo ka luajtur edhe futboll në skuadrën Montemilone. Ngjarja ka lënë të gjithë komunitetin në shok.

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe u

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion