Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Këlcyrë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri

Aktualitet

Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Këlcyrë, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këlcyrë, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij.

Policia bën me dije se viktima, me inicialet A.S., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me pistoletë. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Këlcyrë/ Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion