Furnizoi me armë terroristin për sulmin në Francë, si ra në prangat e policisë shqiptari?

Aktualitet

Furnizoi me armë terroristin për sulmin në Francë, si ra

Policia shqiptare ka dhënë detaje të reja mbi arrestimin e shqiptarit Endri Blliku (Elezi) në Itali, i cili ishte në kërkim si bashkautor në masakrën e Nicës në Francë 5 vite më parë, ku u vranë 86 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi terrorist me kamion.

Policia shqiptare thekson se operacioni i koduar “Promenade”, u finalizua me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze.  Shqiptari ishte i fshehur në Caserta, Itali.

29 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Gjatë kontrollit në kamion u gjetën armë dhe municione. Policia shqiptare thotë se Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit. Për t’i shpëtuar arrestimit shqiptari e ndryshoi tre herë emrin.“Pas një pune disamujore, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit duke koordinuar punën mes Policisë shqiptare, franceze dhe atë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi, në Caserta, Itali. Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Endri Blliku (Elezi), i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës” deklaron policia shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion