“Shtëpitë na i ka vjedhur Balluku me 300 apartamente”…/ Kola: Rezistenca kundër Ramës vazhdon!

Aktualitet

“Shtëpitë na i ka vjedhur Balluku me 300

Arben Kola në protestën e 69 kundër Edi Ramës u shpreh se qytetarët kanë treguar se janë të vendosur dhe do protestojnë deri në largimin e Ramës.

Gjatë fjalës së tij në tubim, Kola e nisi deklaratën me një urim për vajzën e tij, e cila mbush 5 vjeç. Më tej, Kola akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim, duke deklaruar se qytetarëve u janë cenuar, sipas tij, shpresat dhe e ardhmja.

“Sot kam vendos t’i bëj urim vajzë që mbush 5 vjeç sot. E nis me një urim për vajzën që sot mbushi 5 vjeç dhe gjithë fëmijët që kanë ditëlindjen me 7 gusht. Diella sonte siç të premtova dua të të uroj, u rritsh e bukur dhe thjeshtë humane e fisnike. Çdo ditë më ke kërkuar të shkojmë në plazh.

Por qeveria më e korruptuar në Europë nuk po na lë të jetojmë të qetë… Na vodhi shpresat, të ardhmen, na vodhi edhe emrin Diella që u mundua ta bëj pis përmes ministres imagjinare, tani përpiqet të na lërë dhe pa Atdhe.

Qeveria më e korruptuar në Europë na vodhi edhe ëndrrën për plazh. Shtëpinë e re na e ka vjedhur Balluku me 300 apartamente. Taulant Balla, Mirela Kumbaro, Erion Veliaj, Saimir Tahiri… Vangjush Dako e shumë të tjerë të korruptuar përfshirë dhe të opozitës të shitur”, tha ai.

ME TE LEXUARAT