Protesta e diasporës për pensionet/ “A mund të jetohet me 100 mijë lekë?”: Pa ne, prindërit do të vdisnin për bukë

Shqiptarë të ardhur nga diaspora i janë bashkuar protestës së 69-të kundër qeverisë, duke ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të familjeve të tyre në Shqipëri.
Një qytetare që jeton në Milano tha se është rikthyer për të protestuar, ndërsa u shpreh se prindërit e saj jetojnë me 100 mijë lekë pension.
“Jemi emigrantë, unë vij nga Milano. Kemi prindërit këtu. Si mund të jetojnë ato me 100 mijë lekë pension. Nëse ne nuk do i mbanin do vdisnin për të ngrënë dhe do jetonin në kushte të mjerueshme…”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, një tjetër shqiptar i ardhur nga Milano tha se qytetarët janë zhgënjyer nga të dyja forcat politike dhe kërkojnë një ndryshim të qasjes.
“E majta e djathta na kanë mashtruar. Jemi të mashtruar. Kërkojmë një qasje të re. Ta marrë rinia në dorë”, u shpreh ai.


