Zelensky mbërrin në Beograd, zbardhet qëllimi i vizitës dyditore (VIDEO)

Bota

Zelensky mbërrin në Beograd, zbardhet qëllimi i vizitës

BEOGRAD - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të premten në rrjetet e tij sociale se mbërriti në kryeqytetin serb për një vizitë dy-ditore 

"Arrita në Serbi me ekipin tim. Bisedime të rëndësishme janë planifikuar për sot dhe nesër - me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin Gjuro Macut.

Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, fusha të tjera që mund të sjellin përfitime për kombet tona dhe çështje të sigurisë", tha kreu i shtetit ukrainas.

Zelensky theksoi se Kievi është gjithmonë i përgatitur të punojë në mënyrë konstruktive, për përfitim të ndërsjellë dhe bazuar në respekt të ndërsjellë.

ME TE LEXUARAT