Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, reagon Rama: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Aktualitet

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, reagon Rama: Uroj që mandati

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me rezultatin zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Në një postim në “X”, Rama shprehet se ka ururar kryeminsitrin në detyrë Albin Kurtin, pas fitores së partisë “Lëvizja Vetvendosje”. Rama shton se i uroi Kurtit që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, të kthehet në sukses e në mbarësi.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”– shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion