“Fast and Furious” në Rrugën e Kombit, policia me “dorë të hekurt”, 40 mijë lekë gjobë kosovarit, apeli për shoferët

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në rrugë, sidomos gjatë fundjavave. Një gjobë e majme prej 40 mijë lekësh të reja i është vendosur një shtetasi nga Kosova, i cili udhëtonte me 190 km/h ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h.
Policia apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore.
“Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën. Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurt!
Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Përqendrohu në timon! ????Familja ka nevojë për ty! Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore”, apelon policia.


