Dolën për të pushuar me familjen, babai hidhet në lumë për të shpëtuar të birin, mbyten të dy

Bota

Dolën për të pushuar me familjen, babai hidhet në lumë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Itali, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia në provincën Piacenza.


Sipas mediave të huaja, familja ishte duke pushuar buzë lumit, në zonën e Perinos dhe djali i tyre u zhyt në ujë, por, pasi nuk u rikthye edhe babai u hodh për ta kërkuar.


Fatkeqësisht të dy, babë e bir humbën jetën. Mësohet se babai ishte 65-vjeç, ndërsa djali 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 kur dy banorët u zhdukën në ujë. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit nga Bobbio dhe gjithashtu ekipi i zhytësve të transportuar nga Bolonja me zjarrfikësit “Drago”. Ishte ky i fundit që nxori dy viktimat nga ujërat e Trebbia.

ME TE LEXUARAT