Tragjedia në familjen Rushaj, humb tre anëtarë në pak muaj nga aksidentet

Aktualitet

Tragjedia në familjen Rushaj, humb tre anëtarë në pak muaj

Tragjedia ka goditur familjen Rushaj në Dukagjin, e cila në pak muaj ka humbur tre anëtarë të familjes në aksidente tragjike.

Sot u bë me dije lajmi se ndërroi jetë Gjelosh Rushaj. Rushaj u përfshi në një aksident pak ditë më parë në zonën e Dukagjinit. Ai humbi kontrollin e kamioçinës dhe ra në humnerë në njësinë Pult të Dukagjinit. Rushaj u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë, ndërsa sot ndërroi jetë.

Tragjedia në familjen Rushaj, humb tre anëtarë në pak muaj

Foto nga aksidenti qe humbi jeten Gjelosh Rushaj

Më herët familja Rushaj u godit nga një tjetër tragjedi, ku babë e bir , Pjetër e Jason Rushaj u mbytën në lumin e zonës së Bogës në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi nëntor, ku vend ishte përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe kishte shkaktuar dhe përmbytje. Makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e përroit në Bogë, vajza arriti të dalë në kohë dhe shëtoi, kurse babë e bir mbetën të bllokuar dhe fatkeqësisht humbën jetën.

 

ME TE LEXUARAT