Çfarë ndodhi në Vlorë? Mbetet në mes të detit skafi me 4 persona në bord

Një skaf turistik ka mbetur në mes të detit të Vlorës ditën e sotme.
Burimet policore konfirojnë se skafi në pronësi të shtetasit, XH.K, ka pësuar një difekt në motor, ndërsa menjëherë policia kufitare I ka ardhur në ndihmë.
“Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr.
Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.
Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport”,- njofton policia.
Ndërkohë raportohet se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.