Çfarë ndodhi në aksionin e "Varrit të Bamit", agjentët u infiltruan në biznesin e makinave me qera

Aktualitet

Çfarë ndodhi në aksionin e "Varrit të Bamit",

Arrestimi i grupit të trafikantëve pasditen e së martës në Tiranë erdhi nga infiltrimi i agjentëve të policisë si shpërndarës droge. “ABC” mëson se ata kishin rënë fillimisht në gjurmët e shpërndarësve të vegjël në zonën te “Varri i Bamit”.

Hetimi çoi në identifikimin i drejtuesve të grupit të trafikut. Fillimisht u mbajt në vëzhgim biznesi i Gentian Kores, i cili jepte makina me qira. Nën monitorim u mbajt edhe automjeti tip “Volvo” që lëviznin anëtarët e këtij grupi. Policia kishte arritur të mësonte se kur do të shitej sasia prej 1 kg e kokainës. Blerësit ishin agjentë të infiltruar.

Por fillimisht forcat operacionale dështuan për kapjen e trafikantëve. Mjeti “Benz” që drejtohej nga Gazmir Cani nuk iu bind urdhrit të policisë duke u larguar.

Të irrituar nga dështimi, ata ushtruan dhunë ndaj gazetarin Ergys Gjençaj, i cili rastësisht ishte në vendngjarje dhe po filmonte aksionin. Pas rreth 30 minuta 4 trafikantët u arrestuan. Në kërkim është një tjetër person.

Drejtuesi i “Benz”-it deklaroi se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar pasi nuk besonte se ishin policë. Hetuesit dyshojnë se droga ndahej në doza të vogla tek biznesi i makinave me qira të Gentian Kores, aty ku dhe u krye aksioni i policisë.

Më pas droga shpërndarja me kuti picash. Prokuroria dhe SHÇBA kanë nisur hetimin ndaj efektivëve të cilët dhunuan gazetarin Gjencaj. Ky i fundit ishte në prokurori ku dorëzoi pamjet e filmuara. Në pranga përfunduan Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega, Erjon Prengaj dhe Gazmir Cani. Gjatë operacionit, forcat operacionale sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular./ABC

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion