Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve? Kryeministri e shpjegon me katër fjalë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me angazhimin e ri të prezantuar nga vetë ai, e të quajtur “BESA”.
Rama shpjegon se “BESA” që ai u jep shqiptarëve mbështetet mbi katër shtylla: B për besim, E për empati, S për shërbim dhe A për angazhim. “Besa” është një dokument strategjik dhe politik i prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në korrik të vitit 2026, i konceptuar si një marrëveshje e re qeverisëse dhe një metodë e re veprimi e Partisë Socialiste për mandatin e katërt. Kryeministri e prezantoi projektin si “kundërpërgjigje” ndaj protestave të quajtura “Revolucioni Flamingo” dhe sipas tij, kjo nisëm erdhi si reflektim pas kërkesave të qytetarëve.
Testi i parë i “Besës” do të jetë pikërisht projekti i Zvërnecit, që u bë dhe pikënisje e protestave që tahsmë kanë mbushur mbi dy muaj. Sipas qeverisë, brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa me grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumente apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit.


