Evis Berberi në burg, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Gjyli, që kur është arrestuar Berberi ka mbajtur kompetencat e drejtorit dhe ka drejtuar institucionin.
Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Balluku, u vendos në pranga disa orë pasi kishte dalë nga ambientet e zyrës së tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në afërsi të banesës së tij.
Gjatë kontrollit që agjentët e BKH-së dhe SPAK kanë ushtruar në banesën e drejtorit të “rrugëve” është gjetur një shumë e konsiderueshme prej 40 milionë lekësh dhe piktura të shtrentja, të cilat sipas, Evis Berberi ka pretenduar se i ka pikturuar vetë dhe nuk janë blerë.


