EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe makina të sekuestruara

Aktualitet

EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe

EUROPOL, në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë.

Operacioni, i koduar “JAD Mobile 8”, përqendrohej kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe të emigrantëve. Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi.

Në nivel evropian, aksioni u koordinua me pjesëmarrjen e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Holandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës dhe Suedisë. Po ashtu morën pjesë edhe vendet jo-anëtare të BE-së si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli.

Gjatë operacionit u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara, 232 më shumë se vitin e kaluar. Në Greqi, u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike.

Kontrollet u kryen në pika kufitare si Mertzani, Kristallopigi dhe Kakavia, si dhe në zonat Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki dhe Seres, me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe personave të përfshirë në trafik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion