Flet shqiptari që dhunoi për vdekje grekun: Nuk doja ta vrisja, po të mos më …

Aktualitet

Flet shqiptari që dhunoi për vdekje grekun: Nuk doja ta vrisja, po

Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek.

Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjec, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativën e fshehjes së motorit të djalit. Videoja e rrahjes brutale për vdekje e 58-vjeçarit grek në Neos Kosmos të Athinës, është zbuluar nga mediat greke.

Sipas një dëshmie në dispozicion të autoriteteve, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”.

Shano ka rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje. Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, deklaroi se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte pasur autor. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion