Euro drejt barazimit me lekun, dollarit nuk i mbajnë më "frenat"/ Dramë me kursin e këmbimit

Aktualitet

Euro drejt barazimit me lekun, dollarit nuk i mbajnë më

Euro është duke zhvlerësuar me shpejtësi ndaj Lekut.

Ky fenomen i çuditshëm ka marrë udhë që prej fillimit të këtij viti, ndërsa gjatë qershorit dhe korrikut zhvlerësimi i euros ndaj lekut ka qenë më i shpejtë duke na çuar sot në mundësinë që të ketë një barazim të tyre në vetëm pak ditë nëse performanca vijon e tillë.

Banka e Shqipërisë publikoi pak më parë kursin mesatar të këmbimit mes dy monedhave gjatë ditës së sotme duke raportuar se 1 euro është këmbyer mesatarisht me 103.35 lekë si kurrë më parë!

Euro ka humbur 0.25 pikë vetëm brenda 24 orëve, ndërsa po aq dramatike paraqitet situata edhe sa i përket dollarit amerikan, i cili tashmë është në raportin 1 USD=92.01 lekë duke humbur 0.76 pikë vetëm brenda një dite.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion