Digjet 2 tonë kokainë me vlerë tregu 450 milionë euro në Itali

Bota

Digjet 2 tonë kokainë me vlerë tregu 450 milionë euro

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar djegien e 2 tonë kokainë e cilësisë mjaft të pastër.

Operacioni kompleks i transportit e shkatërrimi të një sasie kaq të madhe kokainë, më e madhja e kapur në nivel kombëtar, është ekzekutuar nga Komanda Provinciale e Guardia di Financës në Katania me ndihmën e repartit të Antiterrorizmit të Palermos, që kanë mbikëqyrur nga toka e nga ajri kamionin e blinduar me 1600 pako kokainë, i cili ka mbërritur në një rafineri siciliane në Siracusa, ku është kryer dhe eliminimi i lëndës narkotike.

Kjo sasi e madhe kokainë u kap në pranverë të këtij viti më brigjet lindore siciliane e analiza e procesit hetimor konfirmoi se ishte prodhuar në Amerikën e Jugut.

Sasia e madhe e kokainës si dhe vlera e lartë ekonomike, çuan në ngritjen e një task force speciale për transportin, mbikëqyrjen deri në shkatërrimin e saj në fabrikën termoshkatërrues.

Mjeti i blinduar ku ishte pozicionuar kokaina që po transportohej, ishte i pajisur me një aparaturë të veçantë të sofistikuar për gjurmimin e tij deri në fazën finale të ekzekutimit të operacionit.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës kapur në territorin italian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion