Ervin Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Aktualitet

Ervin Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg.

Relatore e çështjes është Mariana Semini, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.


Salianji ka deklaruar më parë se ai u burgos për shkak të bindjeve politike, ashtu sikurse është shprehur se të gjitha denoncimet e tij po faktohen.

Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.

Demokrati u lirua më 8 korrik, pasi qëndroi në burgun e Fierit nga shtatori i vitit 2024 ku shleu një dënim me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Përgjithshme e Apelit që e gjeti fajtor atë për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Kjo akuzë lidhet me një audio përgjim të publikuar nga Salianji ku pretendohej se dëgjoheshin biseda të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge. Në korrik Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht dhe që atëhere është paraqitur rregullisht për shërbimin e provës, dënim të cilin e përfundoi më 26 shtator 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion